“Është e kotë të mendojmë sesi do të jenë rezultatet e javës së fundit në grupe, pasi fillimisht duhet njohur e tashmja, më pas të presim”. Me këto fjalë, Aleks Sandro, nis konferencën për shtyp, në pritje të transfertës me Benfikën
“Na vjen keq që kemi komplikuar gjithçka vetë, por është e kotë që të shohim prapa. Kemi ardhur në Lisbonë për të fituar me çdo kusht dhe ky është mendimi i vetëm në kokën tonë.
E dimë që Benfika ka një skuadër shumë cilësore, por ne duam të shpresojmë deri në fund, pasi në futboll gjithçka mund të ndodhë, ndonëse fillimisht duhet të bëjmë ne detyrën tonë”, tha Sandro.