Duket se Çelsi ka gjetur zgjidhje sa i përket trajnerit për sezonion e ri, të paktën siç raportojnë mediat angleze.
Siç bën me dije “Sky Sports UK”, “Blutë” janë takuar me Julian Nagelsman dhe duket se kanë rënë dakord me kushtet e vendosura nga njëri-tjetri.
Gjithsesi asgjë nuk pritet të flitet me siguri, pasi bisedime ka pasur dhe me spanjollin Luis Enrike, i cili gjithashtu kishte rënë dakord për drejtimin e Çelsit në sezonin e ardhshëm.Në ditët në vijim pritet të merret dhe vendimi final sa i përket trajnerit që do të ulet në stolin e Çelsit.