“Në Shqipërinë tonë të vogël zor se ka Vipa”/ Olta Boka bën deklaratën e fortë dhe zbulon “sekretin” e Kejsi Tolës

Këngëtarja Olta Boka është aktive në llogarinë e saj në Instagram ku së fundmi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit.

Pyetjet që i janë drejtuar nga ndjekësit kanë qenë të ndryshme, dhe këngëtarja nuk ka hezituar të përgjigjet.

Një ndjekës e pyeti këngëtaren nëse e ka takuar mikeshën e saj Kejsi Tolën. Olta Boka zbuloi në përgjigjen e saj se Kejsi ndodhet për momentin në Barcelonë, duke realizuar ëndrrën e saj, duke mos dhënë shumë detaje.

“A e ke takuar Kejsin kohëve të fundit?”- pyet ndjekësi.

“Patjetër që po, vetëm se këto ditë Kejsi ndodhet në Barcelonë duke realizuar ëndrrën e saj për të cilën lutem të ndodhë sa më shpejt.”-shkroi Olta Boka në Instastory.