Në Spanjë e bëjnë fakt, ylli i Juventusit largohet pa rinovim. Ja klubet e interesuara

Frederiko Kieza e nisi sezonin me këmbë të mbarë, aty ku golat u kthyen në “menynë” e preferuar të anësorit 26-vjeçar. Raportimet e fundit nga Spanja e bëjnë fakt të kryer se Kieza mund të largohet nga Juventusi nëse nuk arrihet marrëveshja për rinovimin e kontratës, e cila skadon në verën e vitit 2025.

Futbollisti në fjalë është në radarët e gjigantëve anglezë si Liverpuli, Mançester Junajtidi, Njukasëlli dhe Totenhemi. 50 milionë euro mund të tundojë “zonjën e vjetër”, nëse nuk gjendet gjuha e përbashkët rreth vijimësisë në “Allianz Stadium”.

Deri në këtë pikë të sezonit, Frderiko Kieza regjistron 4 gola dhe 1 asist në harkun e 9 prezencave. Lëndimet mbeten një pikë delikate në ecurinë e futbollistit italian.