Në ‘Stamford Bridge’ gjithmonë ka pasur momente të veçanta, Lampard beson te përmbysja e madhe ndaj Realit: Asgjë nuk është vendosur…

Trajneri i përkohshëm i Çelsit, Frenk Lamaprd, e pranon se humbja 2-0 në duelin e parë ndaj Realit në “Bernabeu” se është një rezultat i komplikuar, por ai dërgoi një mesazh optimizmi për të gjithë tifozët e Çelsit, sepse ai beson se skuadra e tij mund të bëjë përmbysjen e madhe në “Stamford Brixh”.

Rezultati ishte një realitet, por unë u thashë lojtarëve se gjithçka mund të ndodh në ndeshjen e kthimit. Në “Stamford Bridge” gjithmonë ka pasur momente të veçanta. Real Madrid është një ekip shumë i forte. Të luash me dhjetë kundër Madridit është e komplikuar, por ajo që kemi bërë është pozitive dhe duhet të merrni gjërat e duhura. Asgjë nuk është vendosur dhe ne do të përpiqemi.

Sistemi i lojës ishte mbrojtës dhe ishte një ndeshje e vështirë për të Zhoa Feliks. Kemi edhe 90 minuta të tjera, por nuk mund të luanim të pabalancuar kundër Madridit. Tifozët do të na ndihmojnë, gjithashtu atmosfera. Ne nuk kemi dhjetë minutat e para, kemi 90 për të rikthyer rezultatin.

Vinicius është një lojtar i madh dhe është gjithmonë e vështirë për çdo ekip ta ndalë. Tani ne duhet të vazhdojmë të punojmë. Nuk ka asnjë lojtar që nuk dëshiron të shënojë. Goli i dytë nuk ishte çështje teknike, por mos fokusimi. . ishin fjalët e Frank Lampard pas ndeshjes.