Në Zyrih konsiderohet trashëgimi historike, ja fanella e Mesit që përfundoi në muze

Leo Mesi arriti të fitonte Kupën e Botës në dhjetor me Argjentinën e tij, ndërkohë që fanella e veshur nga Mesi në atë finale dramatike ndaj Francës, tashmë është kthyer në një trashëgimi kulturore.

Fanella e Mesit do të jetë në muzeun e FIFA-s në Zyrih, aty ku do të ketë shumë kujtime nga Botërori i Katarit, Botëror i cili për herë të parë në histori u zhvilluar në dimër dhe jo në verë si gjithmonë.

Mesi ishte titullar në të gjitha ndeshjet e Botërorit por në muze do të jetë vetëm fanella që “pleshti” kishte veshur në ndeshjen ndaj Francës, aty ku arriti të gjente edhe rrugën e rrjetës 2 herë duke qenë vendimtar në triumfin me penallti, pasi takimi përfundoi 3-3.