Nejmarin e tradhton kavilja, PSG-ja në ankth për një mungesë të gjatë

Një përplasje me Benzhamë Andrenë në pjesën e dytë të ndeshjes PSG-Lilë solli dëmtimin e Nejmarit në kaviljen e djathtë, thembrën e tij të Akilit.Sulmuesi brazilian la fushën me barelë dhe ai është në dyshim për ndeshjen e kthimit kundër Bajernit.

Është kavilja që i ka hapur gjithnjë probleme në karrierën e tij dhe për sulmuesin brazilian frika është se e pret një mungesë e gjatë.

31-vjeçari po kalonte një moment shumë të mirë, ndërsa këtë sezon ai ka shënuar 17 gola (+16 asiste) në 28 ndeshje në të gjitha kompeticionet.