Ekspertiza ka zbuluar se 36-vjeçari K.Osmënaj, mëngjesin e së shtunës ia vendosi flakën shtëpisë në mesin e kuzhinës. Dëshmia e tij është e pamundur të sigurohet për grupin hetimor, pasi 36-vjeçari qëndron ende i shtruar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.Ekspertët zjarrfikës kanë dalë në përfundimin e zjarri ishte i qëllimshëm. Osmënaj kishte vendosur rrobat dhe sende të tjera të djegshme në mesin e kuzhinës dhe më pas u vuri zjarrin. Flakët u përhapën në të gjithë banesën. 36-vjeçari u hodh pas disa minutash nga ballkoni. Të njëjtin veprim bëri edhe nëna e tij, Hava Osmënaj 62 vjeçe. Ajo ndërroi jetë në spital.