Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Lulzim Basha, ik bashkë me brava dhe me çelësa, lëri dyert hapur të Selisë së PD-së, sepse më 5 janar 2022, mund të bësh gabimin e dytë politik të pakorrigjueshëm. –Lulzim Basha, ata “mentorë”, që të thonë, “rri, mos e liro zyrën” e PD-së, ata janë armiq jo vetëm të PD-së, por edhe të demokracisë, të stabilitetit, të sigurisë, të rendit dhe të paqes së Shqipërisë. –Burrëria matet edhe me humbje, vetëm qyqarët dhe servilët nuk e pranojnë humbjen qoftë politike, sportive apo në frontin e betejave dhe të luftërave.
Mirëpo, ti, Lulzim Basha mos i dëgjo piromanët e ndryshëm, të cilët në njërën dorë e mbajnë eshkën e në tjetrën flakën për t’i çuar në vllavrasje shqiptarët. POR , tregohu burrë i mençur dhe, thuaju të të gjithë armiqve të brendshëm dhe të jashtëm, -JO, unë nuk dua gjakderdhje mes vëllezërve dhe motrave të mia për një karrige të humbur politike për shkak të mungesës së fitoreve politike (2013-2021). Fundja, nuk ke dështuar vetëm ti si kryetar, por e gjithë PD-ja ka një përgjegjësi të tillë për humbjet 8-vejçare politike.
Ndaj, arsyeja të thërret, -Lul, ik, merre me vete bravën dhe ruaje si suvenir, historik për dështimin politik 8-vjeçar në krye të Partisë Demokratike të Shqipërisë (2013-2021). –Fare të mos mbetet merak, pse të kanë shkarkuar, sepse për tetë vjet nuk korrur asnjë fitore politike. Ndaj, nuk ke asnjë arsye që të hidhëroesh dhe t’u shpallësh luftë me brava dhe me forca mbrojtëse të maskuara policore atyre që të kanë shkarkuar, sepse për 8 vjet të humbura, nuk ke dëshumar asnjë rezultat politik pozitiv për të marrë pushtetin, por ke ngelur në opozitë! Pra, jo vetëm se deri tani do të duhej të largoheshe nga selia e PD-së, por edhe t’i kërkoje falje publike PD-së për të gjitha dështimet politike.
Prandaj, Lulzim Basha, nuk duhet të pret 5 janarin 2022, se do të jetë në vonesë, ngase POPULLI-SOVRANI do t’ia marrë edhe karrigen, edhe bravat e selisë së PD-së. Ndaj, sugjerohet që sa më parë, “sa nuk e ka zënë zhegu”, ta braktis kolltukun, sepse me SOVRANIN (domethënë shumicën dërrmuese të PD-së) nuk luftohet , sepse ligjërisht e ka zhveshur nga çdo funksion i deritashëm, që ka pasur në këtë parti politike (2013-2021).
Prandaj, sugjerimi është tejet i thjeshtë, Lul, që tash, duhet t’i ketë liruar t1% gjitha zyrat e PD-së, sepse Selia është pronë e PD-së jo e Lulzim Bashës, as e Sali Berishës dhe, e asnjë individi privat qoftë ai deputet, kryeministër, ministër apo president i Shqipërisë. Këtë duhet ta kenë të qartë si delli të të gjithë ata eksponentë që kanë urdhëruar “pushtimin” e zyrave dhe ndërrimin e bravave të tyre gjoja për ta penguar udhëheqjen e re legale dhe legjitime të PD-së, të dalë nga Kuvendi i Jashtëzakonshëm Kombëtar, më 11 dhjetor dhe nga Refrendumi i 18 dhejtorit 2021.
Pra, deriasa Lulzim Basha është shkarkuar nga “4446 delegatë” të Kuvendit të Jashtëzakonshëm Kombëtar legjitim, më 11 dhjetor 2021, si dhe nga anëtarësia-BAZA e PD-së në Referendumin e 18 dhejtorit, ku “43.385” demokratë –shumica dërrmuese ratifikoi përjshtimin e tij nga posti i kryetarit të PD-së, që më 19 dhjetor 2021, ai që nga 19 dhjetori 2021, do të duhej të kishte braktisur edhe selinë e PD-së, sepse de fakto dhe de jure, është i jashtëligjshëm të vazhdojë të hiqet si “kryetar legjitim” i PD-së, mbase baza-sovrani i PD-së ia vulosi karrierën politike në PD., nuk është më kurrfarë kryetari i saj.
Këtë duhet kuptuar drejt Lulzim Basha, sepse POPULLI është më i fuqishëm sesa ai, dhe, sesa çdo regjim dhe çdo pushtet, pavarësisht nga forca, nga dhuna, nga plaçka dhe nga tirania e tij ndaj shumicës dërrmuese të POPULLIT. Këtë duhet ta kuptojë drejt e shpejt, edhe kryetari aktual Edi Rama, që sa më parë të japë dorëheqje për keqmenaxhimin e shtetit shqiptar (2013-2021). Ndryshe, do të përballet me fuqinë e Revolucionit të nisur demokratik, ku drejtuesit e tij po I ofendon dhe anatemon si “kufoma politike”, por nëse nuk dorëheqet dhe nuk u përgjigjet kërkesave të këtij Rveolucioni demokratik paqësore, atëherë, ekziston rreziku të përfundojë si shumë diktatorë dhe despotë antidemokratë siç ishin Idi Amini, Nikolae Çaushesku, Sadam Husein, Moamer el Gadafi etj.
Sa më sipër, logjika e shëndoshë politike e thotë, që si Edi Rama, ashtu edhe Lulzim Basha të braktiisn kolltukët e tyre, sa më parë të jetë e mundur, duke u “përshëndetur” me zyrat dhe me bravat e tyre, në mënyrë që të mos presin afatin e fundit të kërkesave të Rveolucionit Demokratik e Paqësor, tanimë të nisur në Shqipëri nga PD-ja e Sali Berishës, sepse sipas të gjitha gjasëve, çmimi politik, do të jetë shumë i lartë si për kryeministrin Rama, ashtu edhe për ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha