Nga 18 në 24 vjeç, arrestohen 6 të rinj shqiptarë në Gjermani, anëtarë të grupi trafiku droge

Në Gjermani është shkatërruar një grup trafiku drogë me shqiptarë. Sipas asaj që shkruajnë mediat gjermane policia po ekzekuton urdhra arresti dhe urdhra kontrolli në një apartament në Mulheim. Gjatë kontrollit në ambientet e banimit të 19-vjeçarit shqiptar, efektivët sekuestruan ndër të tjera 37 njësi shitje kokaine dhe një sasi të konsiderueshme parash.