Nga dopieta e Cikalleshit te performanca pozitive e Balliut, ja 5 legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Një tjetër fundjavë pozitive për disa nga legjionarët shqiptarë, të cilët ishin protagonist për skuadrat e tyre.Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit lojtarët më të vlerësuar të kësaj jave.

Vendin e parë e mban Sokol Cikalleshi, i cili me 2 golat e shënuar i dha fitoren Al Khaleej në sfidën me Damac dhe për këtë vlerësohet me notën 7.8.

Vendin e dytë e mban Ivan Balliu me notën 7.6. mbrojtësi i Kombëtares dha një performancë pozitive në duelin Rajo Vajekano-Sevija që u mbyll në barazim.

Në vendin e tretë dhe të katërt ndodhen Lindon Selahi dhe Jon Mersinaj të cilët vlerësohen me notën 7.3, ndërsa në vendin e pestë me notën 7.2 ndodhet Emanuele Ndoj.