Nga futbolli pa shumë nivel tek fasha e orareve, ja çfarë e pret Mesin në SHBA

Lionel Mesi nuk është ylli i parë nga Amerika e Jugut që arrin në “MLS League”, kampionati profesionist amerikan.

Por në SHBA janë të gjithë të bindur se prania e yllit argjentinas në këtë kampionat do t’i japë një hov mediatik dhe cilësor sportit të topkëmbës përtej Atlantikut. Aq më shumë që përpara është dhe Botërori i vitit 2026 që do të zhvillohet mes SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë. Kishte të tjerë para tij që morën vendimin për të luajtur në SHBA pavarësisht ofertave nga klube të tjera në Evropë ose në vendet e tyre, dhe ata presin që Mesi të vijë në një ligë krejtësisht të ndryshme. Askush nuk dyshon se Mesi i di sfidat që e presin në “MLS”.

Mesi do të përballet me udhëtime më të gjata rrugore sesa në Evropë, rregullat e listës inkurajojnë barazinë, kushtet unike të motit dhe zonat e ndryshme kohore e presin Mesin në SHBA, një larmi në çdo drejtim. Të luash në një sistem me “Audi MLS Cup Playoff”-s është gjithashtu shumë i ndryshëm nga pothuajse dy dekadat e tij në Europë. Por këtu nuk duhet harruar edhe fakti se Mesi është i vetëdijshëm se po shkon në një kampionat të një niveli jo shumë të lartë. Të gjitha këto ndryshime mund të kërkojnë pak kohë që Mesi të përshtatet, vuri në dukje ish-mesfushori i Portland Timbers dhe analisti i sezonit të MLS, Diego Valeri.

“Niveli i konkurrencës, talenti i lojtarëve është diçka që mund të jetë vërtet e mahnitshme për Mesin. Mënyra se si është liga me sistemin e “play off”-it është shumë konkurrues dhe i barabartë. Çdo ekip mund ta bëjë këtë. Kjo është diçka për të cilën duhet të jeni të vetëdijshëm”, paralajmëroi Valeri, i cili luajti për Portland nga viti 2013 deri në vitin 2021.

“Për mua ky është dallimi i madh mes ligës amerikane dhe ligave të tjera”. Valeri, i cili është argjentinas, është gati të vlerësojë atë që mund të bëjë Mesi dhe shpreson që 10-ta do të gjejë të njëjtin gëzim që vetë ai gjeti duke ardhur në “MLS” shumë vite më parë. “Por përtej kësaj, unë e dua “MLS”-në dhe i jam mirënjohës “MLS”-së. Ky kampionat duke qenë në gjendje ta sjellë Leon, përmes Inter Majamit kur ai sapo u bë kampion i botës ka treguar një sinjal të qartë edhe për të tjerët. Dëshira për të ecur përpara është e madhe”, tha Valeri.