Lamtumira e Milan Shkriniarit në verë ka bërë që drejtuesit të nisin sondazhet për pasardhësin e tij.Merih Demiral ishte emri më i mundshëm në janar, por operacioni dështoi, me turkun që vështirë se mund të braktisë Atalantën për më pak se 25 milionë euro dhe zikaltrit që duhet t’i bëjnë mirë llogaritë për verën.Benzhamë Pavar ka një kontratë me Bajern Mynihun që skadon në 2024-ën dhe duket pranë largimit, por përveç monitorimit të tij të vazhdueshëm, drejtuesit i kanë sytë edhe mbi Tiago Djalonë.Ish-lojtari i Milanit aktualisht te Lila mund të favorizohet nga kontrata që i skadon në 2024-ën, edhe pse shifra mund të jetë jofavorizuese.
Në fund është edhe ëndrra Xhorxho Skalvini, i riu i Atalantës që vështirë se do të lihet të shkojë nga bergamaskët.