Simone Inzagi e ka konfirmuar veten si trajner i Ligës së Kampionëve. Pas kualifikimit në fazën e 1/8-ave me Lacion në sezonin 2020-‘21, ai shtoi edhe tri të tjera radhazi në stolin e Interit dhe që kur u transferua në “Pinetina”, ka fituar 14 ndeshje nga 25, d.m.th. 56% të takimeve në kompeticionin më prestigjioz europian.
Shifra të rëndësishme që e projektojnë atë në historinë e klubit, aty ku vetëm Herrera, i cili fitoi Kupën e Kampionëve në 1963-‘64 dhe 1964-‘65, bëri më mirë (20 suksese nga 32 ndeshje ose 62.5%).
PARAARDHËSIT – Interi u rikthye në Ligën e Kampioneve në 2018- ‘19 me Luçiano Spaletin, duke arritur 2 suksese, 2 barazime dhe 2 humbje, duke mos ia dalë të kualifikohet përtej grupeve me një përqindje fituese 33.3%.
Antonio Konte, pavarësisht titullit nuk mundi të kualifikohej përtej fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve as në 2019-‘20, as në 2020-‘21 dhe shifrat e tij në Ligën e Kampioneve (5 humbje, 4 barazime dhe 3 fitore) nuk janë as të krahasueshme me rekordin e pabesueshëm që ai mbajti në kampionat (një vend i dytë dhe një i parë).
Italiani fitoi vetëm 25% të ndeshjeve, ndërsa një tjetër italian, Roberto Mançini pati një shkallë suksesi 52.7% me 19 fitore në 37 ndeshje. Murinjo po ashtu fitoi 10 nga 21 ndeshje, por në fund ia doli të ngrejë kupën.