Nga zgjedhja te refuzimi in PSG-së, rrëfehet Turam: Me Interin për historinë, Inzagi zhvillon inteligjencën time

Pak kush priste impaktin që Markus Turam do të kishte në këtë sezon të parë të tij tek Interi. Përveç tre golave në të gjithë kompeticionet, francezi ka dhuruar tashmë 5 asiste në Serinë A dhe në pesë kampionatet kryesore askush nuk ka bërë më mirë se ai. Numri 9 zikaltër është në të njëjtën numër asistesh me anglezin e Totenhemit Xhejms Medison dhe spanjollin e Atletiko Madridit, Saul Nigez dhe synon që të mos ndalet në kontributin për klubin. Nga grumbullimi me kombëtaren ku gjendet aktualisht, 26-vjeçari është rrëfyer për gazetën franceze “L’Equipe”, ku ndër të tjera ka treguar arsyen pse zgjodhi Interin, rolin e Inzagit në lojën e tij, ashtu si raportin me Lautaron.

Ju arrini në këtë fazë ndeshjesh si sulmuesi më i mirë i bluve në nivel statistikor me 3 gola, 5 asiste, 2 penallti të fituara. Ju krijon kjo ambicie të reja? Duket se edhe statusi juaj ka ndryshuar.

Unë arrij gjithmonë në të njëjtën mënyrë, me dëshirën për të shpërblyer besimin që më është dhënë. Nuk e shoh këtë fazë më të rëndësishme se të tjerat. Janë të gjitha të rëndësishme dhe gjithmonë objektivi im është të bëj mirë. Nuk e mendoj si konsiderohem, për mua rëndësi ka që sa herë vesh fanellën e Francës jap maksimumin tim, pavarësisht nëse jam i 26-ti apo jo.

A shikoni në fundjavë se çfarë po bëjnë konkurrentët tuaj, si Zhiru apo Kolo Muani?

Oh jo, aspak. Unë kurrë nuk mendoj ta bëj këtë. E di që ka disa sulmues shumë të mirë në ekipin francez. Unë përqendrohem në atë që po bëj. Nëse sulmuesit e tjerë bëjnë mirë, është mirë për ekipin.

Deshamp insistoi në faktin se tek Interi keni luajtur me dy sulmues. Kjo çon në dyshime nëse mund të luani si një sulmues i vetëm.

Nuk kam asgjë për t’iu përgjigjur trajnerit. Dhe pastaj, të gjithë e dinë se kur ai më thirri vitin e kaluar, unë luajta vetëm në sulm me Borusia Mynshengladbahun. Më takon mua të përshtatem me sisteme të ndryshme dhe mendoj se kam mjaftueshëm inteligjencë për ta bërë këtë.

Si ka evoluar loja juaj që nga ardhja në Serinë A?

Italia më mëson të bëj një punë specifike. Kjo është një nga arsyet pse zgjodha Interin, më shkon shumë të jem në gjendje të luaj si sulmues qendror. Më pas, kjo më sjell gjëra të tjera. Në Itali kërkohet shumë nga unë për të vepruar si një “pykë” për shokët e skuadrës, për të ndihmuar stafetën e mesfushorëve, për të sulmuar thellësinë. Është një përzierje e shumë gjërave. Kam pasur mundësinë të mësoj metoda të reja këtu gjatë lëvizjes nëpër fushë.

A mendoni se jeni bërë një pikë referimi si Zhiru?

Unë nuk e përcaktoj rolin tim me një fjalë. Ky aspekt i pykës qendrore është një cilësi që duhet ta kem dhe mbi të cilën duhet të punoj akoma. Pozicioni numër nëntë, siç e perceptoj unë, përmban shumë cilësi të ndryshme. Ky ekip më lejon të zhvilloj të gjitha këto.

Çfarë kontributi ka trajneri juaj, Simone Inzagi?

Më sjell këtë vizion të futbollit ku bëhet diçka për të arritur diçka. Ti lëviz në fushë, e kërkon topin, të gjitha për një arsye të mirë. Nuk e di nëse ajo që po them është e qartë. Në fakt, çdo lëvizje në fushë shkakton diçka gjithashtu. Dhe kjo arrihet duke punuar çdo ditë, me shumë video ose në fushë, ku të gjitha lëvizjet kryhen në një mënyrë superprecize. Trajneri zhvillon inteligjencën time të lojës.

Ju keni dhënë tashmë 5 asiste. E mendoni si një cilësi që duhet ta ketë një sulmues për të qenë i kompletuar?

Unë kam pasur gjithmonë një koncept shumë altruist për futbollin. Në realitet nuk dua të sforcoj asgjë. Ideja është gjithmonë të respektoj lojën, le të kthehemi tek ajo që thashë, të jem inteligjent. Nëse duhet të bëj pasimin e bëj, nëse duhet të shënoj, e njëjta gjë.

Si organizohet shpërndarja e roleve me Lautaro Martinezin?

Është mjaft organike. Lautaro është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Ne bazohemi në instinkt, e ndiejmë lojën e njëri-tjetrit. Ai është një teknik i madh, di si t’i bëjë shokët e tij të luajnë. Është kirurgjikal brenda zonës dhe ka një cilësi dhe një qetësi të jashtëzakonshme në prekjen e fundit. Jam i lumtur që luaj me të. Pas nesh është Aleksis Sançez, i cili nuk dekurajohet kurrë dhe është frymëzues. Gjithashtu frymëzuese është edhe loja me trup e Marko Arnautoviçit. Është klubi perfekt për të vazhduar të përparoj. Pas kësaj, më kanë.