Erik Daier-Bajern Mynih u kopsit në media si transferimi me fund të suksesshëm, por mungesa e zyrtarizimit në Mynih ka sjellë pasiguritë e para. Mediumet anglo-gjermane zbardhën arritjen e akordit mes mbrojtësit dhe ekipit gjerman, e ku radha i mbeti vetëm diskutimet të detajeve mes skuadrave përkatëse.
Kampionët e Bundesligës ndodhen në një moment të vështirë në prapavijë dhe gjetja e një mbrojtësi të qëndrueshëm është bërë sfidë më vete, aq më tepër kur Nusair Mazraui dhe Kim do të mungojnë për disa javë për shkak të aktivizimit në turnet madhore me kombëtaret.
Eksperienca e shokut të Herri Kejnit te përfaqësuesja e Anglisë u diktua si element thelbësor, i cili ndodhet në gjirin e Totenhemit prej vitit 2024. Megjithatë, mungesa e minutazhit në sezonin aktual i ka bërë disi dyshuese mediat gjermane se Daier mund të rezultojë dështim.
Për ta trazuar akoma me tepër këtë rrëmujë në pistën e mësipërme ka menduar “L’Equipe”. Konkretisht bëhet fjalë për mbrojtësin e PSG-së Nordi Mukiele.
Ky është vetëm fillimi, pasi shkohet më tej duke thënë se bordi i Bajernit ka dërguar zarfin me ofertën kundrejt sigurimit të futbollistit francez, huazim deri në fund të sezonit dhe më pas blerje përfundimtare për shifrën e 25 mln euro.
Verën e shkuar kampionët e Ligë 1 shpenzuan 12 mln euro në adresim të Lajpcigut, e ku do të rezulton pazar i kënaqshëm në kampin e transalpinëve.
Nëse i hedhim një sy statistikave të 26- vjeçarit, kuptohet se ai është rezervë në urdhrat e teknikut iberikas Luis Enrike. E dhëna në fjalë vështirë të përtypet lehtë prej tifozëve bavarezë, të cilët kanë aspirime të mëdha në vigjilje të sezonit 2023-2024.