Autoriteti i Mbrojtjes Civile ka dhënë alarmin për uraganin “Apollo”.
Orët e ardhshme konsiderohen vendimtare për ishullin pasi pritet të shihet qartësisht se cili do të jetë drejtimi që do të marrë uragani dhe në varësi të saj do të merren masat nga autoritetet.
Sipas “Corriere“, deri më tani, më e goditura konsiderohet zona e Sirakuzës, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për ererëra me shpejtësi deri në 10 km/h si edhe dallgë deri në 4 metra të larta.
Gjatë përmbytjeve, rrugët e Katanias u mbushën me ujë duke u kthyer në lumenj.