Ditën e hënë nis viti i ri shkollor për gjimnazet dhe 9 vjeçaren. Sipas asaj që është bërë e ditur mësimi do të jetë me turne. Turnet do të ndahen sipas numrit të nxënësve dhe sipas hapësirës së klasave, pra mund të jenë me 2 apo me 4 turne.
Janë mësuesit ata të cilët përgatisin planin mësimor dhe ndarjen e turneve.
Ndërsa pajisja me tekste shkollore përsëri do të jetë falas por këtë vit ndryshe nga vitet e tjera janë përfshirë të gjitha klasat e 9 vjeçares dhe disa kategori të veçanta të gjimnazit.
Por përsa i përket pjesëmarrjes në orët mësimore si fillim në mësimin plotësues dhe tashmë për vitin e ri shkollor ka qenë dhe pritet të jetë mjaft e lartë.