33 viteve pritje për titullin e 3-të në histori u erdhi fundi mbrëmjn e djeshme, pas javës së 33-të të Serisë A. Pesë javë nga fundi i kampionatit Napoli është kampioni i ri i Italisë, falë një barazimi të arritur në transfertën e Udineses, ku Osimhen ka meritën e golit-titull që siguroi pikën e nevojshme për matematikën (për Udinezen shënoi më herët Lovriç).Në profilin e legjendës së Argjentinës, Diego Armando Maradona (i cili vdiq më 25 nëntor 2020) në Instagram shkruhej: Një datë e re për t’u kujtuar, një gëzim i ri për qytetin, për njerëzit, për historinë. Faleminderit të gjithë ju djema! Forca Napoli!”.Gjithashtu ka reaguar edhe vajza e tij, Xhianina, e cila i ka kushtuar një postim të gjatë kampionatit të Napolit, shoqëruar me foto të së motrës në fushë me të atin në vitin 1990: “Fotografia ime e preferuar. Motra ime (Dalma) dhe ai, kapiteni im i përjetshëm i momenteve të lumtura. Pas 33 vitesh… Napoli sërish kampion! Faleminderit për kaq shumë dashuri napolitanët e zemrës sime! Urime!”