Një nga më të mirët në fushë për Çelsin, ja vlerësimi i prestigjiozes angleze për Brojën në sfidën kundër Mançester Junajtid

Armando Broja ishte një nga protagonistët kryesor në sfidën që Çelsi luajti me Mançester Junajtid.

Sulmuesi shqiptar u fut në fushë në minutën e 79’ të sfidës dhe pas vetëm 5 minutash fitoi një penallti, e cila u shndërrua në gol më pas nga Zhorzhinjo. Gjithsesi, ishte Kasemiro ai i cili në fundin e takimit barazoi çdo gjë.

Për këtë, prestigjiozja angleze, “The Sun” e ka vlerësuar sulmuesin e Kombëtares me notën 7, duke qenë padyshim një nga më të mirët për Çelsin, së bashku me Kepa Arrizabalagën dhe Trevoh Shalobah.