Një rast i tmerrshëm i përdhunimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit ka ndodhur në Greqi me një 12-vjeçare.
Sipas burimeve nga mediat greke,
një 53-vjeçar, Ilias Michos, dyshohet se ka përdhunuar të miturën dhe e dërgonte për prostuticion edhe te persona të tjerë kundrejt pagesave.
Kjo ngjarje ka vijuar për disa muaj me radhë dhe i akuzuar është edhe një 42-vjeçar, Yiannis Sofianidis, i cili dyshohet se ka paguar para dhe ka përdhunuar të miturën.
Po ashtu e akuzuar është edhe gruaja e 53-vjeçarit, e cila dyshohet se i ofroi familjes së vajzës një shumë prej 10 mijë eurosh për të mos e çuar çështjen ne polici.
53-vjeçarit iu dha një afat të hënën për të kërkuar falje, ndërsa sipas vlerësimeve të para nga policia, “shihet” një operacion i mirëorganizuar pas veprimit të tij.
“Jemi në situatë të mjerushme. Trauma që pësoi fëmija nuk paguhet as 10 mijë euro, as me miliona. Ne pamë disa mesazhe ku i thoshte, “shko në tualet dhe bëj foto nudo, jo vetëm të vetes por edhe të vëllait e motrave dhe m’i dërgo”, deklaroi gjyshja e të miturës në emisionin “Mirëmëngjes Greqi”.
Ditën e sotme të akuzuarit do të dalin para hetuesve për të dëshmuar.
Si i rezervonte takimet me klientët
53-vjeçari i cili dyshohet se ishte tutor i 12-vjeçares i rezervonte takimet përmes një aplikacioni në internet dhe pika e takimit me vajzën nuk ishte kurrë në lagjen e tyre për të mos rënë në sy, pasi në atë zonë ai rezultonte si një person i respektuar.
Ai tregohej mjaft i kujdesshëm në këtë pjesë duke ju përcaktuar klientëve edhe orarin dhe vendin se ku duhet ta merrnin dhe ta sillnin vajzën.
53-vjeçari
42-vjeçari