Një sezon më parë e donte Interi, sot sulmuesit kolumbian i ndalohet hyrja në…

Duvan Zapata ka qenë i lidhur për një kohë të gjatë me Interin si një përforcim i mundshëm i sulmit zikaltër, por asnjëherë tratativat nuk u konkretizuan dhe kolumbiani vazhdon të jetë pjesë e Atalantës.

Pikërisht në Bergamo, qytetin të cilin e ka gëzuar jo pak herë me golat e tij, Zapata është bërë protagonist i një incidenti të çuditshëm në një prej bankave.

31-vjeçari, i veshur me një kostum sportiv dhe me një kapele të vendosur, është ndaluar nga rojet e sigurisë së bankës, që nuk e kanë njohur sulmuesin dhe kanë qenë dyshues nga veshja e tij.

“Ku mendon se po shkon? Këtu ti nuk do të kalosh”, mësohet t’i kenë thënë rojet e bankës Zapatës, përpjekjet e të cilit për t’u identifikuar kanë shkuar dëm dhe është dashur ndërhyrja e menaxherëve për ta lejuar kolumbianin të hyjë.

Në fund si rojet edhe banka i kanë kërkuar falje Zapatës, që deri dje ishte mësuar që kalimin t’ia ndalonin vetëm mbrojtësit kundërshtarë në duelet brenda zonës.