Një shumicë në parlamentin finlandez votoi për anëtarësimin në NATO

Parlamenti finlandez ka miratuar propozimin për të aplikuar për anëtarësim në NATO, në ndryshimin historik të kursit të shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë, shkruan Reuters.

Presidenti Sauli Ninisto dhe qeveria vendosën që Finlanda të aplikonte për anëtarësim, por vendimi ishte në pritje deri në vendimin e parlamentit, raporton Reuters

Nga 200 deputetë, 188 votuan pro dhe tetë kundër aplikimit, tha Mati Vanhanen.

Ministri i Jashtëm Peka Havisto tha se vendimi nuk ishte arsye për të festuar, sepse “ka një luftë në Evropë”.