Lacio ka arritur një fitore të vuajtur përballë Sampdorias me rezultatin 1-0, në sfidën e vlefshme për javën e 24-të të Serisë A.Bardhekaltërit iu falën Luis Albertos, i cili realizoi një supergol në minutën e 80’ të takimit.
Gjithashtu pati dhe pak minuta për Elseid Hysajn, i cili u aktivizua në minutën e 85’ për të menaxhuar rezultatin.
Kështu Lacio ngjitet momentalisht në vendin e 4 me 45 pikë, duke e ngjeshur akoma dhe më shumë garën për një vend në zonën Champions.