Një talent për mbrojtjen e Juventusit, bardhezinjtë gjejnë akordin me kampionin e Botës

Duket se Jugventusi është shumë pranë goditjes së radhës në merkato. Siç bëjnë me dije mediat italiane, bardhezinjtë kanë gjetur akordin me Fakundo Gonzalez.

Mbrojtësi 20-vjeçar shkëlqeu me Uruguain në Botërorin e U-20, duke e fituar atë me skuadrën e tij.

Ai ka rënë në syrin e shumë klubeve të mëdha, por duket se Juventusi ka arritur të sigurojë shërbimet e tij, teksa tashmë pritet vetëm drita jeshile nga Valencia.