Një tjetër hap drejt titullit, Arteta elozhe skuadrës pas fitores kundër Junajtid: Janë djem të rinj, por të mësuar me…

Mikel Arteta nuk gjen fjalë për të përshkruar emocionet që dhuroi Arsenali i tij në fitoren me Junajtidin:“Ishte emocionale, kishte shumë pasion dhe shumë cilësi. Nuk ka më mirë se kaq. Pas derbit, të vish këtu kundër kësaj skuadre dhe të luash siç bëmë ne, veçanërisht në pjesën e dytë, ishte e pabesueshme. Nuk kaluam kurrë në panik dhe besuam se mund të fitonim. Emocionet e VAR-it? E përjetuam diçka të tillë edhe kundër Njukasëllit, por këtë herë ishte në favorin tonë. Nuk dua të flas për individualitete. Ne morëm topin dhe bëmë gjërat të ndodhin. Ata janë djem të rinj, por kanë shumë besim se mund t’ia dalin”.

Tekniku spanjoll komentoi edhe presionin e natyrshëm që do ketë skuadra e tij: “Është bukur që kemi bërë nisjen më të mirë të historisë së Premier Ligës dhe e meritojmë pozicionin ku ndodhemi për shkak të mënyrën sesi po luajmë. Por ka shumë gjëra që mund t’i bëjmë më mirë. Kemi folur për presionin në 12-13 ndeshjet e fundit. Skuadrat e Premier Ligës janë gjithnjë të vështira dhe ne duhet të jemi të përgatitur për këtë. Më pëlqeu debutimi i Trosardit. Është i qetë dhe me besim”.