Një tjetër lojtar nga Liverpuli pas Origit, Milani monitoron mesfushorin e “Reds”-ave

Pas Divok Origit, një tjetër liverpulas mund t’i bashkohet Milanit. Nuk është Roberto Firmino, i cili është përfolur disa herë, por Nabi Keita.Në qershor të këtij viti do të jetë 28 vjeç dhe pa kontratë, pasi akordi i tij me “Të kuqtë” skadon në fund të sezonit aktual.

Në katër vite nën urdhrat e Klopit ka grumbulluar 117 prezenca dhe 11 gola, por pas 40 ndeshjeve të vitit të kaluar, duket se trajneri e ka harruar.

Deri në këtë pikë të sezonit ai ka luajtur për Liverpulin vetëm 6 herë për një total prej 442 minutash mes Kupave dhe kampionatit.

Deri më tani nuk raportohet të ketë bisedime mbi rinovimin dhe Milani është ndër klubet e interesuara për ta punësuar falas.