Milani vijon të ndjekë Mohamed Kudus të Ajaksit. I lindur në vitin 2000 (ai mbulon të gjitha pozicionet e avancuara në mesfushë dhe mund të luajë gjithashtu si sulmues).“Harkëtarët” e Amsterdamit e vlerësojnë 35 milionë euro dhe kuqezinjtë po mendojnë ta thellojnë goditjen. Megjithatë, ata do të duhet të kujdesen për konkurrencën nga Mançester Junajtidi. Ish-trajneri i tij, Erik ten Hag, në fakt po bën të pamundurën për ta marrë në “Old Trafford”.
Mundësisht brenda afatit të merkatos së janarit. Deri në këtë pikë të sezonit, Kudus ka shënuar 10 gola dhe dhënë 2 asiste në 23 prezenca me Ajaksin mes kampionatit holandez dhe Ligës së Kampioneve.