Njëra e quan Zeus, tjetra lëshon perla sa herë hap gojën/ Rama shkarkon Bora Muzhaqin e Edona Bilalin?

Ditën e sotme PS ka mbledhur grupin parlamentar në kryesinë e Kuvendit. Takimi i sotëm sinjalizoi ndryshume në qeveri, teksa burime për mediat, ende të pakonfirmuara zyrtarisht bënë me dije se Rama do të shkarkojë Bora Muzhaqin dhe Edona Bilalin.

Edona Bilali ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes e së fundmi u shigjetua për deklaratat e saj hiperbolistike ndaj Ramës duke thënë se ky i fundit është në rrugën e duhur për t’u bërë Zeusi i shqiptarëve.

Ajo u propagandistua tej mase nga vetë Rama në qarkun e Shkodrës si deputete e re në parti, në zgjedhjet e 25 Prillit.

Përsa i përket Bora Muzhaqit, gafat e saj në të shpehur nisën që në fushatën mbyllëse të partisë, pasuar nga disa perla të tjera gjatë gjithë postit të saj i Ministre e Fëmijëve dhe Rinisë.