Njësoj si te Partizani-Erzeni! Plasin kritikat në Angli, pse lojtari i Junajtid nuk u ndëshkua me karton të kuq?!

Një ndërhyrje e ngjashme me atë në sfidën Partizani-Erzeni, u regjistrua në duelin e Premier Ligës mes Junajtid dhe Lestër.Bëhet fjalë për rastin e minutës së 3-të, kur mesfushori i Partizanit, Maget u ndëshkua me karton të kuq, për goditje me takë pranë gjurit të futbollistit Kadriu.Mesfushori i Junajtid, Marsel Sabitcer, bëri një ndërhyrje po aq të rrezikshme me takë ndaj Faes të Lestërit, në pjesën e parë të takimit, teksa i çuditshëm është fakti se ai nuk u ndëshkua me karton të verdhë, madje nuk pati asnjë rishkim nga VAR-i.Ky moment ka shkaktuar polemika të shumta në rrjet, teksa specialistë të ndryshëm besojnë se lojtari i Junajtid duhej ndëshkuar me karton të kuq.“Ky është një karton i kuq, nuk më intereson se çfarë ka për të thënë një gjyqtar që nuk ka luajtur kurrë futboll”, u shpreh ish-futbollisti i Liverpulit, Graem Sounes në një koment të dhënë për “Sky Sports”.