Njihuni me gjyqtarin që nuk bën detyrat në shtrat, gruaja e denoncon në gjykatë: Më ka lënë pas dore (vetëm tek çështjet me para të than pikët)

Çekiçin në sallën e gjyqit e tund aq sa dridhet edhe Gjykata e Vlorës, sidomos kur kap ndonjë çështje me shumë para, por në shtrat duket se qëndron në stolin rezervë.

Bëhet fjalë për gjyqtarin Enkel Peza, i njohur tashmë si gjyqtari i mafies së pronave, pasi tentoi të lehtësonte me vendim kryemafiozin e pronave në Vlorë, Helidon Gjikokën, vendim të cilin ia përmbysi Apeli si të paligjshëm.

Ditët e fundit Peza ka kërkuar 100 mijë euro për të ndryshuar një masë arresti, por për këtë çështje do flasim në vijim.

Enkel Peza është akuzuar nga bashkëshortja e tij Blerta Hamza se nuk përmbush detyrat bashkëshortore dhe se e ka lënë pas dore.

Prokurorja e Shkodrës Blerta Hamza ka kërkuar zgjidhjen e martesës me Enkel Pezën, të cilin e akuzon se nuk ka përmbushur detyrimet bashkëshortore.

Në padinë e dorëzuar në Gjykatën e Tiranës, Blerta Hamza ka deklaruar se marrëdhënia me Enkel Pezën ishte ftohur, pasi Peza kishte ndërprerë marrëdhënien bashkëshortore prej 8 muajsh.

Gjatë procesit të zgjidhjes së martesës Peza nuk është shfaqur fare në gjyq.

Blerta Hamzën e ka dëgjuar gjyqtari Adriatik Bocaj, i cili është prekur emocionalish. Sipas një burimi gjyqtari ka shpërthyer në lot në sallën e gjyqit, ku nuk është menduar dy herë për të kapur çekiçin dhe pranur kërkesën e zonjë Hamza për t’u ndarë Enkel Peza.

Padia është pranuar nga Bocaj ditën e gënjeshtrave, pikërisht me 1 prill 2022.

Vetë Peza ka nisur të ‘bredhë’ me gjyqtaren Suela Dashi, e cila qëndronte në prehrin e prokurorit Emror Kasaj nga Durrësi deri në Gjirokastër, ku më pas pranonte të gjitha kërkesat e Kasajt në sallën e gjyqit.

Nga ana e saj, Blerta Hamza si prokurore, ka liruar nga burgu tutorin Luvigj Shpati, i cili që shfrytëzonte në lokale muzike dhe dhunonte Eljana Sherifin, i rrahu 3 vëllezërit dhe tentoi t’i merrte fëmijën, e martoi pa dëshirë me shokun e tij për t’u kamufluar nga policia, e dhunonte sistematikisht dhe i merrte paratë.