Njihuni me shefin e rendit Berat Gramoz Lala, nga trafikant në Rinas në i inflitruar i Salillarit në punët e pista, 10 mijë euro për të shtypur një protestë

Pas magazinierit të drogës Ermir Gërxhani, çuditërisht, sot shef i komisariatit të policisë së Kuçovës, ish faturinoja i kthyer në oligark Pëllimb Salillari po përdor për punët e tij të pista edhe zyrtarë të tjerë policie.

 

Ky është Gramoz Lala, me detyrë shefi i rendit në Policinë e Beratit. Lala, duke shpërdoruar detyrën, shfaqet pa uniformë dhe si spiun i infiltruar i Salillarit në këtë protestë të banorëve të fshatit Lumas kundër Salillarit, i cili po u grabit ujin.

 

Gramoz Lala, i njohur si trafikant i qenieve njerëzore si shef i komisariatit të Rinasit, përdoret si kamikaz privatisht nga hajduti Salillari, për të shtypur protestën e banorëve kundër operacionit korruptiv të oligarkut që po tenton të marrë ujin, duke kryer punime pa leje.

 

Siç duket në këtë video, Gramoz Lala fillimisht shfaqet si spiun vëzhgues, më tej si përfaqësues i firmës Salillari dhe në vijim prezantohet si shef rendi në Berat. Ky veprim është i ngjashëm me angazhimin e disa policëve të tjerë në veprimtari kriminale, duke përdorur funksionin publik.

 

Nga burime konfidenciale, Lala ka marrë 10 mijë euro nga Salillari për t’u angazhuar në protestën kundër banorëve të Lumasit.