Njihuni me shtetin që bëri Papa Françeskun të shpërthejë në lot gjatë lutjes

Ukraina është shteti që preku Papa Françeskun gjatë lutjes që po bënte në shkallët e famshme spanjolle të Romës.

Lutja ishte për të shënuar festën e “Virgin Immaculate”, e cila është një festë kombëtare në Itali.

Zëri i Papës filloi të dridhej teksa përmendi ukrainasit dhe iu desh të ndalonte, pa mundur të fliste, për rreth 30 sekonda.

“Virgin Immaculate sot do të doja të të sillja falenderimet e popullit ukrainas”… tha Papa dhe filloi të qante

Pasi e mori veten, mijëra persona duartrokitën Papën.