Noterja “gangstere e Kuçovës” Anila Bardhi kallzohet penalisht për “Shpërdorim Detyre” në Prokurorinë e Beratit

Nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe,kur një notere shkel haptazi Ligjin dhe Kodin e Etikës.Noterja nga Kuçova Anila Bardhi,që prej kohësh po “sfidon” haptazi Ligjin dhe Kodin e Etikës me shpresën se e mbron partia në pushtet,është kallzuar penalisht nga një studio ligjore.

Fakti që ajo ka ushtruar njëherësh dy funksione,atë të Noteres dhe atë të Këshilltares Bashkiake ka sjellë edhe reagimin e një studioje ligjore,që ka bërë sot kallzim penal ndaj saj.

Ka qënë Studio Ligjore “Jurisprudenca” që ka depozituar në Prokurorinë e Rrethit të Beratit kallzimin penal për “shpërdorim detyre” ndaj noteres Anila Bardhi,pasi veprimet e saj kanë shkelur Ligjit “Për Noterinë”.

Në kallzimin penal ndaj noteres kuçovare Anila Bardhi thuhet se kjo notere,me veprimet e kryera ka shkelur ligjin dhe Kodin e Etikës,pasi në Nenin 19 të Ligjit 110/2018 “Për noterinë” i ndryshuar,thuhet qartë se ushtrimi i funksionit të noterit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër publike dhe private,me përjashtim të mësimdhënies dhe të veprimtarisë shkencore,sipas legjislacionit në fuqi.

Ndër të tjera në kallzimin penal ndaj Bardhit renditen edhe një sërë aktesh noteriale me shkelje ligjore të firmosura prej saj.Duke u bazuar edhe në paragrafin 1 të Nenit 18 të Ligjit “Për noterinë”,ku thuhet qartë se kur një noter zgjidhet në një funsion publik i pezullohet liçenca për kohën e ushtrimit të funksionit,Studio Ligjore “Jurisprudenca” i kërkon nëpërmjet kallzimit penal Prokurorisë së Beratit edhe “pezullimin e liçensës” së saj për ushtrimin e profesionit të noteres.

Noterja Anila Bardhi,lindur në 21 Mars 1972,në zgjedhjet e 14 Majit është edhe pjesë e listave të Këshlltarëve të Këshillit Bashkiak në Kuçovë,ku mban numrin 09.

Angazhimi i saj në Partinë Socilaiste ka nisur në vitin 1996,si kordinatore në zgjedhjet vendore dhe në legjislaturën 2015-2019,noterja Bardhi ka qënë pjesë e Këshillit Bashkiak Kuçovë.