“Nuk do jem pranë jush”, Aurela Gaçe sqaron arsyen që fshihet pas shkëputjes nga performancat “live”

Rreth dy ditë më parë, këngëtarja e dashur e publikut shqiptar, lajmëroi publikun se ndryshe nga 11 vite më parë, artistja nuk do të ishte e pranishme në performancat e saj “live” por vetëm me data të caktuar. Ky lajm sigurisht që nuk është pritur aspak mirë nga publiku, i cili është mësuar me zërin e artistes, teksa i shoqëron çdo fundjavë më performancat e saj energjike.

Në postimin e saj, artistja shkruante: “Për të gjithë ju që jeni mësuar të më shihni me performanca “live” prej pothuaj 10-11 vitesh në Tiranë, për të gjithë ju që më pyesni se kur do fillojë sezoni i ri, ju bëj me dije se këtë sezon dimëror nuk do jem pranë jush. Sigurisht do të jem me data të caktuara por jo çdo fundjavë, ashtu si vitet e mëparëshme”.

Ndërkohë që ky lajm ka qenë kryetitulli i shtypit rozë, Aurela ka vendosur të bëjë një tjetër reagim në profilin e saj zyrtar në Instagram, duke treguar se çfarë ka dashur të thotë artistja me deklaratën e bërë para dy ditëve.

“Nuk është çudi që të të mbarojë një bashkëpunim me një vend që nuk është pronë e jotja, apo jo? Kaq pra krisma nuk ka”, ka sqaruar artistja në postimin e saj. Por këngëtarja e shumë hiteve muzikore ka vijuar më tej, duke shkruar:”Unë kisha zgjedhur të krijoja skenën time, që para 11-vitesh kur fillova me vëllezërit korçarë. Mbas katër vitesh, më mbaroi kontrata, atëherë u ndërrua vendndodhja ime. Ndërtova skenën time çdo fundjavë në një tjetër klub. Nuk i dihet, e ndërtoj skenën time në hënë tani”.

Aurela ka shtuar gjithashtu se kjo është një strategji marketingu që së bashku me këshilltaren e saj, kanë vendosur që artistja të bëjë pak pushim nga angazhimet e tepërta.

“Si çdo artistë në botë edhe këtu, edhe unë kam këshilltare. Drejtoresha e marketingut më sugjeroi të bëja pushim, si strategji marketingu. Zhduku më tha për ca kohë, mos dil më çdo fundjavë “live”. Migena ka qenë pjesë e shumë sfidave të mia”, shkruan këngëtarja.