“Big Brother VIP 3” duket se do të fillojë pa moderimin e Arbana Osmanit, dhe veprimi i djeshëm nga ana e prezantueses e tregon hapur këtë gjë.Ajo ka munguar mbrëmjen e djeshme në festën e organizuar për festat e fundvitit nga Top Media dhe Digitalb.Teksa të gjithë personazhet më me zë të “Top Medias” ishin në studio, Arbana ka zhvilluar në darkë me stafin e saj të restorantit që ka hapur prej disa javësh te Piramida. Një shenjë e qartë se prezantuesja nuk do të jetë pjese e formatit të suksesshëm, por duket se është larguar edhe nga Top Channel.Kujtojmë që “Big Brother VIP 3” do të nisë transmetimin të shtunën e 13 janarit dhe në moderimin emisionit shumë të ndjekur, do të jetë Ledion Liço.