Gazetari Artan Hoxha, i bindur thotë se Aldi Rama nuk është qëlluar nga Policia por mundësia më e madhe është që ai të jetë vetëvrarë me pistoletën që mbante me vete. Këtë e tregon sipas tij dhe shenja që 21 vjeçari kishte në kokë.
Plumbi i snajperit që përdorë RENEA ka thënë gazetari, hap plagë të madhe dhe kjo nuk përputhet me plagën që Aldi Rama ka në kokë. Madje, sipas Artan Hoxhës, Aldi Rama mund të jetë qëlluar aksidentalisht rreth 1 orë e gjysmë para se të gjendej nga forcat speciale buzë një kanali.
“Personi në fjalë nuk është qëlluar nga policia, edhe nga shenjat që ka nuk duhet se është bërë me qëllim vetëvrasjen. Efektivët që kanë shkuar aty, kanë thënë se kanë dëgjuar të shtëna pistolete 1.30 minuta më parë.
Pra, ai mund të jetë vrarë më parë se është gjetur. Ka bërë një të shtënë dhe më pas mund të ketë rrëshqitur dhe ka bërë qitje tjetër.
Plaga që shkakton predha e snajperit është shumë e madhe në dalje. Nuk është armë policie. Janë ekspertuar të gjitha armët e policëve që ishin në atë operacion. Janë gjetur gjurmë të tjera, gjurmë që tregojnë se qitja është bërë nga vetë Aldi Rama.
U tha se është tentuar të negociohet dhe Aldi Rama nuk është përgjigjur. Ai nuk mund të përgjigjej se nuk ishte në gjendje. Ai mund të ketë ngecur aty. Nuk u negociua se ai nuk përgjigjej në asnjë moment. Nuk ka pasur mundësi.
Fakti që ai nuk i përgjigjej thirrjeve telefonike, edhe pse telefonin e kishte të hapur, dëshmon se ai nuk ka qenë në gjendje. Nuk ka qenë koshient. Edhe gjaku që është gjetur aty, tregon si ai nuk është qëlluar nga Policia, ekspertiza përfundimatare nuk dalë akoma, ama nga këto shenja ai është vetëqëlluar.
Nga momenti kur ai është goditur deri në monmentin kur ka mbërritur në spital, ka humbur tre orë. Me plumb në kokë, dhe me hemoragji shumë të madhe. Është një kohë shumë e gjatë”, ka thënë gazetari Artan Hoxha në Abc News.