“Nuk e meritonim humbjen me Milanin këtë sezon”, Inzagi para Superkupës: Lukaku? Shpresoj shumë që ai…

Interi do të ndeshet në Superkupën e Italisë me Milanin, në një sfidë që pritet të sjellë shumë emocione në fushën e lojës nga dy gjigantët italian. Në konferencën përpara sfidës, trajneri i zikaltërve u shpreh se skuadra është gati dhe se shpreson se Lukaku mund të jetë i gatshëm.Interi luan për trofeun e parë të sezonit, si jeni përgatitur?

Ne e dimë sa e rëndësishme është kjo ndeshje dhe për më tepër që është një derbi. Kam dëgjuar që ka ndodhur vetëm 2 herë në historinë e këtij kompeticioni. Ne do të përpiqemi të luajmë një ndeshje të madhe në këtë sfidë kaq të rëndësishme.

Mund të jetë derbi i hakmarrjes?

E konsideroj si një trofe, të cilin e kemi këtu përpara nesh dhe jo të gjithë arritën të ishin këtu. Është vazhdimi i sezonit të shkuar dhe e dimë çfarë përfaqëson. Ne e fituam vitin e shkuar dhe duam që ta mbrojmë.

Pioli ju ka mundur sezonin e shkuar edhe këtë sezon. Çfarë shije lënë këto humbje në derbi?

Duam më shumë. Derbi është një sfidë speciale. Ne luajtëm shumë sezonin e shkuar. Ne fituam dhe humbëm në kampionat, fituam pastër në Kupë. Janë gjithmonë ndeshje speciale, të cilat vendosen nga episodet. Ne morëm një humbje të pamerituar këtë sezon. Në pjesën e parë Milani ishte superior, por në të dytën mendoj se Interi meritonte më shumë se humbja.

Si është gjendja e Lukakut?

Dje ai u stërvit pjesërisht me grupin. Shpresa ime është që ai të stërvitet pa ndjerë dhimbje. Nëse ai nuk rikuperohet për nesër, atëherë ne kemi shumë shpresa për sfidën e radhës me Empolin.

Jeni të shqetësuar për mini-krizat e Milanit?

Finalet janë ndeshje në vetvete. Ne do të përpiqemi që të luajmë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të përpiqemi mos të bëjmë asnjë gabim.

A jeni lodhur nga kritikat e Sakit për mungesën e lojës së Interit?

Çdokush është i lirë që të shpreh opinionin e tij pa asnjë problem.