Nuk është më trajner i Kristiano Ronaldos, Rudi Garsia jep dorëheqjen nga ekipi arab

Rudi Garsia nuk është më trajner i Al Nassr, pasi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës. Shkak janë bërë problemet sportive të ekipit dhe veçanërisht marrëdhëniet e tij të këqija me dhomën e zhveshjes.

Pikërisht një konfrontim i tij i fundit me futbollistët çoi në largimin e tij përfundimtar. Përtej problemeve ekstrasportive, francezi nuk i ka përmbushur as pritshmëritë e vendosura në projektin ambicioz të klubit të tij.

Al Nassr është i dyti në renditje, tri pikë pas Al Ittihad, kundërshtar me të cilin humbi së fundmi.