Interi arriti një kualifikim shumë të vuajtur ndaj Portos, teksa menaxhoi mjaft mirë avantazhin 1-0 në duelin e parë, duke mbajtur të paprekur portën në sfidën e kthimit në “Dragao”.
Edhe pse u duk se protagonist absolut i zikaltrve ishte portieri Onana me pritjet e tij, në fund të sfidës “Lojtari i Ndeshjes” nga ekspertët e FIFA-s është zgjedhur mesfushori turk Hakan Çalhanoglu që bëri një paraqitje mjaft të mirë.
Çalha në këtë sezon është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Inzagit.