1.Letra ngjitëse në fruta është e ngrënshme.
Të gjithëve ju ka ndodhur që të blini fruta dhe keni vërejtur një letër ngjitëse sipër tyre. Logjika na ka bërë që ne ta heqim, por ajo është e ngrënshme.
2.Njerëzit që hanë ushqime pikante jetojnë më gjatë.
Duke iu referuar studimeve të Shkollës së Shëndetësisë të Havardit, ngrënja e ushqimeve pikante një herë në javë, apo më pak mund të reduktojë rrezikun nga vdekja me 14%. Kjo mendohet të jetë për shkak të përbërësve bioaktive që ndihmojnë në ruajtjen e niveleve normale të kolesterolit.
3.Domatet duhen mbajtur në frigorifer.
Ruajtja e domateve në frigorifer është shumë e shëndetshme, pasi domatja humb aftësinë e zhvillimit të plotë të aromës në temperatura të ulëta.
4.Një limon ka më shumë sheqer se një luleshtrydhe.
Mund të tingullojë çuditshëm që një limon ka më shumë sheqer se një luleshtrydhe, por nga acidi citrik nuk mund ta dallojmë ëmbëlsinë.
5. Gatimi në mikrovalë ruan mineralet dhe vlerat ushqyese.
Gatimi i perimeve në mikrovalë është më i shëndetshëm se teknikat e tjera të gatimit.
6.E kuqja e vezës ka më shumë lëndë ushqyese se e bardha.
E kuqja e vezës përmban vitamina dhe minerale. Arsyeja pse përdoret ne dietat ushqyese e bardha është se ka më shumë proteina .
7.Francë, të mbushësh gotën për herë të dytë me pije, është e ndaluar.
Në mbështetje të luftës kundër obezitetit, Franca ka ndalur rimbushjet falas të pijeve freskuese. Nëse dëshironi më shumë ju duhet të paguani për të.
8.Mund të relaksoheni vetëm duke ndjerë aromën e çokollatës.
Era e çokollatës (e asaj të vërtetës, jo sintetikes) mund të krijoj qetësi dhe relaks për ju.
9.Trangujt janë 96% ujë.
10.Perimet e ngrira janë më me vlera ushqyese se ata jo të ngrira
Ju mendoni se perimet i humbasin të gjithë vlerat ushqyese kur ngrijnë? Mendojeni dhe një herë. Ata që janë të ngrira, zakonisht janë këputur pasi janë pjekur plotësisht në kushte natyrale. Jo te ngrirat janë perime jo të sezonit dhe zakonisht këputen pa mbaruar proçesin e pjekjes dhe humbin vlerat duke qëndruar në dyqan dhe duke u ekspozuar ndaj diellit.
11.Në botë ka 10.000 lloje të ndryshme mollësh.
Mollat variojnë në përmasa, forma, aroma dhe ngjyra të ndrysme.
12.Mjalti nuk skadon kurrë.
Një fakt, është gjetur mjatë i prodhuar rreth 5.000 vjet më parë dhe ishte në kushte të ngrënshme.
13.Kripa e detit është e njëjtë me kripën normale.
Kanë të njëjtat vlera ushqyese dhe po të njëjtën sasi natriumi duke u bazuar në peshë.
14.Ushqimi i mbetur shijon më shumë.
Kur ruan ushqimet që mbeten pas një vakti, ndodhin reaksione të ndryshme kimike dhe ushqimi merr një shije me të mirë për shkak të molekulave që zhvillohen në të