Nuk ka më dyshime për stolin e Çelsit, ja kur pritet të zyrtarizohet trajneri i ri i “Bluve”

Mauricio Poçetino e ka arritur verbalisht marrëveshjen për të marrë drejtimin e stolit të Çelsit sezonin e ardhshëm dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet brenda pak ditësh.

“DailyMail” zbulon se ish-trajneri i Totenhemit ka vijuar bisedimet me drejtuesit e bluve të Londrës edhe ditën e martë, ndërsa ai do të rikthehet në Premier Ligë pasi u largua nga stoli i PSG-së verën e shkuar.

“TalkSPORT” raportonte dje se zyrtarizimi i argjentinasit është edhe më pranë, ndërsa ai mund të vijë këtë fundjavë. Bisedimet kanë ecur me ritme shumë pozitive dhe të shpejta dhe tashmë po diskutohen detaje si stafi i tij dhe skuadra me të cilën ai do të punojë në “Stamford Bridge”.

51-vjeçari u bë favorit për të zëvendësuar Frenk Lampardin në fund të sezonit pas tërheqjes nga gara të Nagelsmanit.