Nuk ka qetësi te Gjermania, ylli i Bajernit përplaset me trajnerin Nagelsman

Lidhja e fortë që në periudhën e Bajernit mes Julian Nagelsman dhe mesfushorit Joshua Kimish u mendua se do të ndiqte të njëjtën rrjedhë edhe te kombëtarja. Por shiriti i kapitenit duket se do të hapë një front të ri “lufte”.

Prestigjiozja gjermane “Bild” bën me dije se Kimish nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e teknikut 36-vjeçar për t’i lënë rolin e liderit Gyndoan, në një periudhë kur as “veteranët” Nojer e Myler nuk ishin në grup.

Mbetet për t’u parë prononcimi i Nagelsmanit rreth kësaj çështjeje. Gjatë etapës kur Juliani u shkarkua në mënyrë të befasishme nga bordi i kampionëve të Bundesligës, futbollisti në fjalë u shpreh mjaft i zhgënjyer nga ky vendim.

Megjithatë zgjidhja e shiritit i ka prishur marrëdhënien, në dukje e konsoliduar nga ana profesionale, por që mund të shpërthejë edhe në media.