Antonio Kasano ka folur për Milanin në “Bobo TV” dhe këtë herë ai sulmoi Davide Kalabrian duke u bazuar më shumë te paraqitja dhe polemikat pas PSG-së sesa te prova e kapitenit kuqezi kundër Napolit.
“Gjatë ndeshjes kundër PSG-së, mbrojtësi bëri një paraqitje zhgënjyese dhe pas saj bëri disa deklarata të dyshimta. Kalabria nuk është Maldini. Ai doli në pah kur futbollin e mbylli pandemia. Më përpara kishte frikë të luante në “San Siro”. E bënë edhe kapiten, por Kalabria të rrijë i qetë dhe të shmangë bisedimet.
Pioli e qortoi se nuk tha diçka të drejtë, PSG të bën të mendosh kështu sepse janë shumë më të fortë, nëse luan një lojë të mirë, u jep sërish 4-5 raste shënimi. Kalabria të evitojë deklaratat, e të vazhdojë të vrapojë siç ka bërë gjithmonë e kaq. Ai nuk duhet të flasë”, ka deklaruar Kasano që vijon të polemizojë.