Nuk më bëhet vonë për Hazardin, mesfushori i Realit sulmon shokun e skuadrës: Ka mjaftueshëm para

Mesfushori i Realit të Madridit, Toni Kros, ka folur për “Eleven Belgium”, duke lëshuar një bombë në lidhje me situatën e Eden Hazardit në klubin madrilen.Gjermani ka lëshuar një deklaratë që e vë në pozitë jo të këndshme mesfushorin belg, i cili në kaq vite qëndrimi në Madrid nuk ka mundur të përshtatet si duhet.

Kros, i pyetur nëse i vjen keq për situatën e shokut të skuadrës, ka thënë: “Është një situatë e vështirë për të, por keqardhja është e pavend në futboll. Nuk mendoj se Eden po bën një jetë të keqe. Mund të ndiesh keqardhje për njerëzit që ndodhen në vështirësi financiare. Nuk më vjen keq për askënd në futboll. E njoh mjaft mirë Edenin, qëndrojmë shpesh bashkë, por secili është përgjegjës për veten e tij. E përsëris, ndiej keqardhje për personat që vuajnë dhe Eden Hazard nuk është një prej tyre”, tha ai.