Nuk ndalen lëkundjet e tokës, ja magnituda dhe epiqendra e tërmetit

Nuk ndalen lëkundjet e tokës. Pas tërmetit të djeshëm me magnitudë 4 e shkallës rihter dhe epiqendër në Bulqizë, lëkundjet kanë vijuar edhe ditën e sotme.

Në mesnatë ka pasur një tjetër lëkundje po në Bulqizë. Fatmirësisht goditja ka qenë me magnituidë të vogël 2.5 me thellësi 8 km.

Në mëngjes në orën 07:25 minuta është regjistruar një tjetër tërmet në fshatin Kurbnesh në Lezhë me magnitudë 2.3 të shkallës Rihter dhe thellësi 19 km.

Nuk raportohet për dëme materiale.