Nuk po gjen minuta me Çavin, sulmuesi i Barcelonës kërkon largimin nga katalanasit

Sulmuesi holandez, Memfis Depai, mund të ketë luajtur ndeshjet e tij të fundit për Barcelonën. Holandezi nuk luan që nga shtatori për shkak të një dëmtimi me kombëtaren e vendit të tij, por ditët e tij në Spanjë duket se kanë perënduar.

Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, Depai dëshiron t’ia nisë nga e para pas Botërorit në Katar dhe për këtë arsye i ka kërkuar largimin klubit që në merkaton e janarit.

Lajmi është përforcuar edhe nga mediat angleze, teksa “The Express” ka nënvizuar se Depai është i pakënaqur për minutat e pakta në “Camp Nou” dhe dëshiron të largohet 6 muaj para përfundimit të kontratës së tij.

Barcelona nuk pritet të bëhet pengesë. Përkundrazi largimi i tij do të lehtësonte disi barrën financiare për klubin.