Nuk pranoi të martohej, Ibrahimoviç flet për partneren e tij: E pati shansin, s’do të ketë një të dytë

Zlatan Ibrahimoviç po jeton një fazë të re në jetën e tij, pasi mori vendimin për të lënë futbollin. Ish-sulmuesi i Milanit, në një interviste me Piers Morgan në “Piers Morgan Uncensored”, ka folur për tema të ndryshme, duke përfshirë jetën e tij personale. 

Suedezi zbuloi se ai i ka kërkuar partneren së tij, Helena Seger që të martohen, por ajo e ka refuzuar: “Ajo tha jo. Është shumë e fortë. Mendova se pas 20 vitesh, ajo meriton të martohet me mua.

Por, m’u përgjigj: “Nuk kam nevojë të martohem me ty për të vërtetuar se jam me ty dhe se kemi dy fëmijë”.

Ibra shtoi se nuk u mërzit nga refuzimi, por theksoi se nuk do ta propozojë më për martesë partneren e tij: “Ajo e pati shansin, nuk do të ketë një të dytë. Por, ajo ka dy fëmijë nga unë, kështu që kjo është edhe më e rëndësishme sesa të jesh i martuar”, u shpreh ai.