E përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” duke folur për derbin e Milanos mes Interit dhe Milanit të planifikuar për të shtunën më 16 shtator, në orën 18:00, në “San Siro”, krahasoi pronarët Steven Zhang dhe Xherri Kardinale. Është konfirmuar prania e numrit një të kuqezinjve dhe atij zikaltër në tribuna, por nuk përjashtohen befasitë.
Në çdo rast, mes kinezit dhe amerikait do të jetë një përballje e veçantë. Gazeta italiane, në fakt, ka kujtuar se si ka lindur ngrica mes të dyve. Gjatë ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në maj, ata u shmangën dhe e injoruan njëri-tjetrin në tribun. Gjithçka e plotësuar me një “mister” në lidhje me drekën e UEFA-s një ditë më parë: një zakon për Interin, që megjithatë nuk u bë realitet në atë rast. PA
DIPLOMACI – Realatat mes Zhangut dhe Kardinales thuajse nuk ekzistojnë ndërkohë që nuk ka as diplomaci për t’i ndrequr gjërat. Dhe të mendosh që një vit më parë, në derbin Milan-Inter 3-2 më 3 shtator 2022, Zhang dhe Kardinale u përshëndetën përzemërsisht gjatë pushimit mes pjesëve. Madje, presidenti i Interit u prit në një nga dhomat private të kuqezinjve. Në atë kohë ata ranë dakord të takoheshin një muaj më pasi, por edhe kjo nuk ndodhi kurrë. Shkaku i përçarjes mes Zhang dhe Kardinale ishte ndërtimi i stadiumit. Interi dhe Milani, në fakt, gjithmonë kanë ecur përpara së bashku në idenë e ndërtimit të një impianti të ri së bashku në zonën e San Siros. Megjithatë, kur fondi “Elliott” ia shiti klubin “RedBird”-it të Kardinale, ky i fundit vendosi të zgjidhte ndërtimin e një stadiumi të ri tërësisht kuqezi dhe ëhstë po vetë ai që menaxhon personalisht dosjen e stadiumit.
EDHE PAK KLAS – Klubi zikaltër, më pas, nuk e kishte mirëpritur ardhjen e Kardinales në Milano marsin e kaluar, kur numri një i Milanit shkoi të takonte kryebashkiakun Xhuzepe Sala dhe Presidentin e Rajonit Atilio Fontana për çështjen e stadiumit pa i informuar homologët interistë për situatën. Nga ajo kohë, vetëm replika në distancë, duke përfshirë kryqëzimin e dyfishtë të humbur në dy gjysmëfinalet e Champions-it. Megjithatë, Kardinale, teksa djemtë e Simone Inzagit festonin kalimin në finale, e mbylli me elegancë EuroDerbin e dyfishtë duke dërguar një mesazh urimi për rivalët e tij.