Fqinja e Mimoza Pajës, e cila mbeti viktimë e atentatit, Bardha, tregon momentin kur ka komunikuar me mbesën 10- vjeçare të ndjerës, e cila dhe ajo u plagos.
Për mediat, gruaja u shpreh se 58-vjeçarja, e cila mbeti viktimë e atentatit, jetonte në kushte të vështira.
“Jetonte në kushte të vështira ekonomike me qira, edhe burri i ka vdekur dhe ka pasur hallet e veta si gjithë të tjerët.
Unë isha brenda, djali po flinte, u çua djali i trembur dhe më tha ‘mami, ka ndodhur një vrasje’. Kur dola jashtë, thanë “kështu, kështu”, u vra Moza, armë me breshëri, kur dola dëgjova këto gjëra.